Spiunët, shkëmbimi i vendosur para arrestimit

10/07/2010 16:45

Shkëmbimi i spiunëve mes Uashingtonit dhe Moskës, i kryer dje në Vjenë, ishte vendosur nga Shtëpia e Bardhë disa javë para arrestimit të 10 agjentëve rusë.

Më qëllim që të shmangej një krizë diplomatike me Moskën, presidenca amerikanë hartoi një listë me spiunë amerikanë për të marrë në shkëmbim.

Lajmin e bëjnë të ditur edicionet on line të gazetave prestigjoze “New York Times” dhe “Washington Post”.

Presidenti amerikan Barack Obama ishte informuar për rezultatet e hetimit mbi spiunët rusë para se të kryej arrestimi i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA