Spiunët mbërrijnë në destinacione

10/07/2010 03:00

10 të arrestuarit në SHBA si spiunë të Rusisë dhe që ditën e premte u bënë objekt shkëmbimi agjentësh mes dy superfuqive, mbërritën në Moskë.

Sipas mediave ndërkombëtare të 10 spiunët rusë u larguan prej andej me automjete. Ndërkohë që në aeroportin e Uashingtonit avioni amerikan i cili u ngrit nga Vjena me 4 spiunët e liruar nga Rusia zbarkoi vetëm me 2 prej tyre. Sipas mediave 2 të tjerët mendohet se janë zbritur në Britani gjatë rrugës.

Menjëherë pas zbritjes së tyre, SHBA njoftoi se operacioni më i madh i shkëmbimit të agjentëve SHBA-Rusi, që prej Luftës së Ftohtë përfundoi me sukses.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA