SHBA, masa të reja ndaj punës së zezë

10/07/2010 21:30

Autoritetet amerikane kanë vendosur të ndjekin një tjetër strategji ndaj punësimit të emigrantëve ilegale.

Në vend të arrestimit dhe dëbimit të tyre, autoritetet do të ushtrojnë kontrolle të befta tek kompanitë.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, autoritetet do të aplikojnë gjoba të rënda nëse zbulojnë punëtorë të paregjistruar.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen rreth 10 milionë emigrantë ilegalë, pjesa dërrmuese e të cilëve punojnë në të zezë.

Top Channel