Pakistan, shkon 100 numri i viktimave të atentatit

10/07/2010 08:40

Ka shkuar në 100 numri i viktimave të atentatit të ndodhur dje në Pakistan që u mor përsipër nga talebanët.

Dy kamikazë hodhën veten në erë në afërsi të Yakka Ghand, në kufi me Afganistanin gjatë një asambleje paqeje të organizuar nga qeveria. Në shpërthime janë plagosur edhe 111 persona, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Ky është atëntati më i madh gjatë dy viteve të fundit në vendin islamik dhe është marrë përsipër nga Tehreek-e-Taliban Pakistan, dega kryesore e talebanëve që lufton qeverinë e Islamabadit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA