Moti, Britania në alarm nga i nxehti

10/07/2010 17:40

Rritja e ndjeshme e vdekjeve në Britaninë e Madhe në dy javët e fundit mund të jetë shkaktuar nga vala e të nxehtit.

Autoritetet shëndetësore lokale kanë shpërndarë një komunikatë, në të cilën bëjnë thirrje për kujdes më të madh, pas qindra vdekjeve të regjistruara.

Zyra meteorologjike britanike ka ngritur alarmin shëndetësor në nivelin 2 nga 4 shkallët, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara deri të hënën.

Moti i nxehtë ka përfshirë edhe vende të tjera të Evropës, duke bërë që qytetarët të freskohen në shatërvanet e metropoleve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA