Merkel: Privatët të shpëtojnë vendet në krizë

10/07/2010 19:35

Qeveria gjermane po studion një plan kundër krizave të ardhshme ekonomike që mund të përfshijnë vendet e eurozonës, i cili parashikon ndërhyrjen e sektorit privat.

Sipas prestigjozes “Spiegel”, është vetë kancelarja Angela Merkel që po bën presion për një zgjidhje të këtij lloji.

Kështu, nëse një vend falimenton, plani parashikon që kreditorët të bien dakord me zgjedhjen e afateve të skadimit, reduktimit të pagave të interesave, ose të kthimit të një kuote më të ulët nga shuma e marrë.

Disa herë kancelarja Merkel është shprehur kundër dhënies së ndihmave financiare ndaj vendeve që janë në krizë, sic ndodhi në rastin e Greqisë, ndonëse më vonë dha dritën jeshile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA