Izraeli kërkon bllokimin e anijes libiane

10/07/2010 09:00

Izraeli ka nisur një fushatë diplomatike për të mos lejuar kalimin e një anijeje humanitare për në Gaza, e nisur nga Greqia por me inisiativë të Libisë.

Anija synon të kalojë bllokadën izraelite por do ta ketë shumë vështirë që Jeruzalemi të ndryshojë qëndrim.

Sipas mediave vendase, nëse përpjekjet diplomatike nuk do kenë asnjë sukses, atëherë marina izraelite do marrë urdhër për të bllokuar anijen humanitare me flamur moldav dhe për ta drejtuar në portin izraelit të Ashdodit. Sipas Izraelit, inisiativa libiane ka qëllim provokimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA