Interpol kërkon kriminelët në internet

10/07/2010 20:05

Interpol ka apeluar tek përdoruesit e internetit për të kapur 450 kriminelë të kërkuar në të gjithë botën për trafik droge, vrasje, pedofili, etj.

Deri më tani nga operacioni i nisur janë arrestuar 100 persona me ndihmën e qytetarëve që zgjedhin të kalojnë shumë kohë në internet.

Në këtë aksion është përfshirë edhe Shqipëria, duke qenë se në listë janë edhe 9 të kërkuar shqiptarë, disa prej të cilëve janë nga Kosova.

“Kriminelët e kërkuar mund të njihen përmes internetit më lehtë nga sa mund të njihen në rrugë, prandaj kërkojmë ndihmën tuaj”, kanë  deklaruar autoritetet e Interpol.

Top Channel