Haiti, fëmijët në gjëndje alarmante

10/07/2010 20:45

Gjashtë muaj nga tërmeti vdekjeprurës që goditi Haitin, 682 mijë persona, mes të cilëve 340 mijë fëmijë, vazhdojnë të ndihmohen me ndihmat e Save the Children.

Bilanci tragjik bëhet i ditur nga vetë drejtori i fondacionit, Gary Shaye. “Situata më e rrezikshme është ajo e fëmijëve.

Janë ende me mijëra ata që rrezikojnë të sëmuren për shkak të kushteve të këqija në kampet e të pastrehëve”, ka deklaruar Shaye.

Sipas tij, diarea, pleumonitë dhe komplikimet gjatë lindjes kërcënojnë jetën e fëmijëve, në vecanti për ata që janë nën 5 vjec.

Top Channel