BP, tjetër tentativë për bllokimin e pusit

10/07/2010 11:10

British Petroleum do ndërmarrë një inisiativë për mbylljen e plotë të pusit të naftës që po shkakton një katastrofë të vërtetë ekologjike në Gjirin e Meksikës.

BP njofton se do vendosë një tjetër tapë në pusin e dëmtuar që po derdh naftë qysh prej 20 prillit. Sipas BBC, kompania shpreson që me këtë aksion të reduktojë ndjeshëm derdhjen e naftës.

Ndërkohë, gjenerali i Rojës Bregdetare, Thad Allen shprehet se ka shumë mundësi që operacioni të përfundojë me sukses. Sipas autoriteteve amerikane, aktualisht derdhen 35-60 mijë fuci në ditë dhe BP është në gjendje të rekuprojë vetëm gjysmën e tyre.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA