Afganistan, Petraeus përplaset me Karzain

10/07/2010 19:15

Janë regjistruar mosmarrëveshjet e para mes presidentit afgan Hamid Karzai dhe komandantit të ri të trupave të NATO-s, gjeneralit David Petraeus.

Sipas “Washington Post”, Karzait nuk i pëlqen aspak plani i Shteteve të Bashkuara për të rekrutuar afganët për të luftuar talebanët në disa fshatra.

Gjithashtu, presidenti është kundër idesë se zgjerimit të projektit në të paktën 12 zona në të gjithë Afganistanin, që është dyfishi krahasuar me planin orgjinal.

Sipas autoriteteve afgane, projekti në fjalë rrezikon të zgjerojë pushtetin e lordëve të luftës, përmes krijimit të milicive private.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA