SHBA: Shkëmbimi me Rusinë, për arsye sigurie
09/07/2010 04:30
Vendimi për shkëmbimin e agjentëve me Rusinë u mor për arsye të sigurisë së SHBA-së dhe humanitare.
Ky është komenti i lëshuar prej Departamentit të Shtetit, nëpërmjet zëdhënësit Mark Toner pak orë pas arritjes së marrëveshjes me Moskën.
“Një zgjidhje e shpejtë duhej gjetur për arsye të sigurisë kombëtare dhe humanitare. Mbajtja për një kohë të gjatë në burgim e 10 të ndaluarve nuk do t’i shërbente asnje interesi kombëtar”, deklaroi zëdhënësi Toner për gazetarët amerikanë.
Top Channel