Dhjetë personat e ndaluar fundmuajin e shkuar në SHBA nën akuzën e spiunazhit për një qeveri tjetër pranuan fajësinë e tyre duke i hapur udhën një shkëmbimi agjentësh mes Uashingtonit dhe Moskës.
Të akuzuarit dolën ditën e enjte para Gjykatës Federale në Nju Jork dhe pranuan akuzën e spiunazhit. Gjykimi duket se i hapu rrugën ekstradimt të tyre të menjëhershëm për në Rusi në këmbim të 4 të burgosurve që mbahen në burgjet ruse në akuzën për shitje informacioni sekret për agjencitë perëndimore të inteligjencës.
Në një njoftim të tijin Departamenti i Shtetit pohon arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë për shkëmbimin e 10 të arrestuarve me 4 të dënuarit, që mbahen prej vitesh në burg prej autoriteteve ruse nën akuzën e spiunazhit në favor të SHBA-së.
“Federata Ruse pranoi lirimin e 4 personave të burgosur në Rusi nën akuzën e nxjerrjes së informacioneve sekrete për agjencitë perëndimore të inteligjencës”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shteti.
Top Channel