Nju Orlins, gjykata rrëzon moratoriumin Obama

09/07/2010 04:00

Moratoriumi paraqitur nga administrata Obama për pezullimin e kërkimeve për naftë në thellësi të mëdha, pas incidentit të Gjirit të Meksikës, u rrëzua edhe nga Gjykata e Apelit të Nju Orlinsit.

Gjykata mori në shqyrtim kërkesën e autoriteteve federale të cilat kërkuan pezullimin e vendimit të në gjykatë më të ulët, e cila revokoi moratoriumin vetëm pak ditë nga shpallja e tij prej presidentit Obama si një ndër masat për të ndaluar ndotjet e mëtejshme të ujërave.

Administrata Obama këroi të mbante në fuqi moratoriumin deri në paraqitjen e një kërkese kundër tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA