Një shpërthim i fuqishëm trondit Pakistanin

09/07/2010 08:00

Një shpërthim shumë i fuqishëm ka tronditur një fshat në zonën tribale të Pakistanit, në kufirin me Afganistanin.

Sipas informacioneve të fundit, 45 persona kanë mbetur të vrarë dhe 90 të tjerë të plagosur nga shpërthimi në fshatin Jakagund, në rajonin Mohmand.

Ende nuk dihet se cfarë shkaktoi shpërthimin, por një televizion pakistanez deklaroi se bëhej fjalë për një sulm vetëvrasës.

Rajoni i Mohmandit njihet si pjesë e Pakistanit ku mungon ligji dhe ku guerrilasit talebanë dhe ata të Al Kaedës kanë krijuar bastionin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA