Kubë, disidenti Farinas i jep fund grevës

09/07/2010 09:45

Disidenti kubanez Guillermo Farinas i ka dhënë fund grevës së tij të urisë, pasi qeveria njoftoi se do të lironte 52 të burgosur politikë.

Farinas, i cili ka refuzuar ushqimin për më shumë se 130 ditë, raportohet se në ditët e fundit ka qenë shumë pranë vdekjes.

Vdekja e një grevisti tjetër në muajin shkurt vuri nën presion Kubën. Farinas e nisi grevën e tij menjëherë pas vdekjes së disidentit Orlando Zapata Tamayo, pas një greve 85 ditore.

Pas përfundimit të protestës së tij, Farinas bëri një deklaratë përmes mbështetësve të tij, nga një spital në qytetin e Santës.

“Kjo përballje nuk ka fitues apo humbës, vetëm Kuba, kombi ynë, ka fituar”, është shprehur ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA