
Shefi i Google, Eric Schmidt ka deklaruar se pret që gjigandi i internetit t’i garantohet një licensë e re për të operuar në Kinë.
Ka pasur shumë spekullime se Kina do të tërhiqte licensën pasi Google filloi të drejtonte sërish përdoruesit kinezë tek web site i saj i pakontrolluar në Hong Kong.
Kjo ishte një protestë ndaj censurës së rreptë të Pekinit. Por muajin e kaluar Google njoftoi se nuk do t’i drejtojë më përdoruesit, duke zbutur kështu qëndrimin ndaj qeverisë kineze.
Në vend të kësaj, përdoruesit kinezë do të udhëzohen për të hyrë në “një faqe tokësore”, e cila do t’i dërgojë tek web site në Hong Kong.
“Ne presim që të marrim licensën që na duhet. Presim që ajo të rinovohet”, ka deklaruar Schmidt në një konferencë për shtyp nga Lugina e Diellit në Idaho.
Top Channel