
Presidenti i UEFA-s, organizmit më të lartë të futbollit në kontinentin europian, Mishel Platini u shtrua në spitalin e Johanesburgut në Afrikën e Jugut pas disa shqetësimeve shëndetësore që ka ndjerë në një restorant.
Sipas njoftimit të shpërndarë prej UEFA-s, Platini u shoqërua në spital për të kryer analizat mjekësore të mëtejshme, megjithëse doktorët e diagnostikuan atë me virozë gripale.
Fillimisht ndihmësit e ish-futbollistit francez menduan për një atak kardiak, duke patur parasysh se Platini në të shkuarën ka patur probleme të ngjashme, por gjithçka është qetësuar nga stafi mjekësor që u shpreh se nuk ka asgjë alarmante në shëndetin e kreut të UEFA-s.
Aktualisht presidenti Platini ndodhet i shtruar në spitalin e Johanesburgut, ndërkohë që asistentët e tij shprehen se ka shumë pak mundësi që ai ta kalojë natën atje.
Top Channel