Britani, viza edhe për studentët me anglishte fillestare

09/07/2010 15:45

Shkollat e gjuhëve në Britani fituan një betejë në Gjykatën e Lartë të premten kundër shtrëngimit të vizave për studentët që duan të studiojnë në këtë vend.

Qeveria e shkuar laburiste nxori një ligj që ndalonte studentët me nivel fillestar të anglishtes që të shkojnë në Britani për kurse të gjuhës angleze.

Kjo nismë kishte si qëllim luftimin e emigracionit të paligjshëm.

Por shoqata e shkollave të gjuhëve “English UK” ndërmori një aksion ligjor për ta ndryshuar këtë rregull i cili ishte miratuar nga qeveria pa kaluar fillimisht në parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA