Belgjikë, pedofilia, kardinali denoncon autoritetet

09/07/2010 01:50

Ish-kreu i Kishës Katolike belge, kardinali Godfried Danneels, i marrë në pyetje për çështjen e pedofilisë klerike, denoncoi autoritetet belge për shkelje të privatësisë gjatë hetimit.

Denoncimi i kardinalit ka ardhur pas publikimit në një të përditëshme belge të një shkrimi ku thuhej se gjatë hetimit të policisë në kompjuterin e Danneels u gjetën foto nudo të një fëmije.

Pas marrjes së denoncimit hetuesit belgë ridimensionuan hetimin për të shmangur daljen në publik parakohe të të dhënave të çështjes në fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA