Turqia, BE: 2500 fëmijë në burg
08/07/2010 13:55
“Në Turqi ka shumë fëmijë të burgosur. Nevojitet një reformë radikale e sistemit të burgjeve”. Ky është denoncimi i Këshillit të Evropës.
Komisari për të drejtat e njeriut, Hammarberg në dy letra për ministrin e Brendshëm turk dhe atij të Drejtësisë shpreh shqetësim për situatën e fëmijëve që proçesohen dhe burgosen me ligjin antiterrorizëm.
“Në Turqi një i mitur mund të dënohet me 15 vjet për trazira gjatë manifestimeve të konsideruara pro-terrorizmit”, është shprehur Hammarberg.
Top Channel