Truprojave të Netanjahut u vjedhin pistoletat
08/07/2010 04:15
Një ngjarje aspak e zakonshme ka shoqëruar vizitën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Uashington ku u takua me presidentin Obama.
Në fakt protagonistë të ngjarjes janë bërë truprojat e kryeministrit izraelit, teksa katër prej tyre kanë humbur pistolet tip “Glock”, prodhim austriak, që mbanin me vete.
Sipas truprojave, që të gjithë agjentë të “Shin Bet”, kundërzbulimi izraelit, katër armët ndodheshin në bagazhet e tyre gjatë zbritjes në aeroportin JFK në Nju Jork. Bagazhet u gjetën më vonë, por pa armët që ndodheshin në to.
Policia amerikane ka nisur menjëherë hetimet dhe dyshon se ato janë vjedhur me ndihmën e njërit prej kontrollorëve të aeroportit.
Top Channel