Familjarët e një të burgosuri rus, i cili mbahet nën akuzën e spiunazhit për SHBA-në, pohojnë se ai mund të shkëmbehet më njërin prej 11 të dyshuarve të arrestuar prej SHBA-së para pak ditësh me akuzën e spiunazhit në favor të një qeverie tjetër.
Kështu e ema e Igor Sutyagin, Svetlana Sutyagin deklaron për mediat se ai do të lihet i lirë dhe do të shoqërohet për në Londër nëpërmjet Austrisë ditën e premte. Sipas saj emri i Igor Sutyagin është në listën e 11 emrave që SHBA i ka propozuar Moskës për shkëmbim duke liruar 11 të dyshuarit spiunë rusë.
Igor Sutyagin u dënua në vitin 2004 për dhënie informacioni sekret shërbimeve të inteligjencës amerikane në këmbim të parave në vitet 1998 dhe 1999, duke u maskuar si punonjës i një kompania britanike të quajtur “Alternative Futures”.
Top Channel