SHBA-BE, marrëveshje kundër terrorizmit
08/07/2010 18:55
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave mbi personat e dyshuar për terrorizëm.
Marrëveshja është përshëndetur nga vetë presidenti amerikan Barack Obama, i cili ka theksuar se kërcënimi i terrorizmit vazhdon të jetë prezent si në SHBA, ashtu edhe në Evropë.
“Marrëveshja për transferimin e të dhënave bankare të evropianëve tek autoritetet amerikane do të na ndihmojë të mbrohemi më mirë”, ka deklaruar Obama.
Top Channel