SHBA, 5 të akuzuar si militantë të Al Kaedas

08/07/2010 04:40

Pesë të dyshuar si militantë të Al Kaedas u njohën më akuzat e ngritura ndaj tyre prej autoriteteve amerikane.

Sipas hetuesëve amerikanë, të dyshuarit mendohet se janë pjesë e një celule të Al Kaedas që vepronte e koordinuar në Uashington dhe Londër. 4 prej tyre janë arrestuar në SHBA ndërsa njëri në Londër.

Ata mendohet se merrnin urdhërat direkt prej komandës së tyre që ndodhej në Pakistan dhe përdornin të njëjtën gjuhë të koduar. “Jemi duke u përgatitur për një dasmë dhe do të kemi shumë të ftuar në të”, që prokurorët mendojnë se përdorej për të nënkuptuar një atentat masiv. Kodimi shërbentë për të sinjaluzuar udhëheqësit e tyre në Pakistan.

Nëse 5 të ndaluarit njihen fajtorë prej gjykatës, për ta dënimi është burgim i përjetshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA