Obama: Turqia të anëtarësohet në BE

08/07/2010 18:35

Presidenti amerikan, Barack Obama ka rikonfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, Obama është shprehur se anëtarësimi i Turqisë ka rëndësi strategjike.

Gjithashtu, sipas tij, vendi mysliman ka një ekonomi në ekspansion dhe është një aleat i rëndësishëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Turqia është një vend me rëndësi të madhe strategjike. Ka qenë gjithmonë ura lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit. Është një aleat i NATO-s dhe ka një ekonomi në ekspansion të madh. Për më tepër, fakti që është një demokraci dhe një vend me shumicë islamike e bën një model jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendet e tjera myslimane të rajonit. Për këto arsye vlerësojmë se është e rëndësishme të kultivojmë marrëdhënie të forta me Ankaranë”, ka deklaruar Obama.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka shtuar se, edhe pse SHBA nuk janë anëtare të BE, kanë shprehur gjithmonë opinionin se do të ishte dicka e mencur që Turqia të pranohet në Union.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA