Irak, seri sulmesh kundër pelegrinëve

08/07/2010 00:45

Të paktën 35 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur është bilanci i jnë sërë sulmesh me bomba kundër pelegrinëve shiitë në veri të Bagdadit.

Autoritetet e sigurisë raportuan të paktën 3 shpërthime të fuqishmë në një distancë kohore mjaft të ngushtë nga njëri-tjetri. Shpërthimi i parë shkaktoi vdekjen e 32 personave dhe dhjetra të lënduar, ndërsa në shpërthimin e dytë 7 persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën.

Megjithëse autoritetet deklarojnë se mbi 200 mijë policë janë të angazhuar për sigurinë gjatë zhvillimit të ritit shiit, atentatet treguan dështimin e masave të sigurisë për të mbrojtur qindra-mijëra pelegrinë të cilët marrin pjesë në ritin e përvitshëm, i cili sivjet kulmon ditën e premte.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA