SHBA-Rusi, vijon loja e spiunazhit

07/07/2010 17:00

Moska mund të shkëmbejë një studiues rus i dënuar për spiunazh në favor të Shteteve të Bashkuara me një prej spiunëve të arrestuar së fundmi në Amerikë.

Lajmin e bën të ditur agjencia ruse “Interfax”, e cila citon avokaten Anna Stavitskaia, që përfaqëson studiuesin Igor Sutiaghin.

Ka qenë pikërisht klienti i saj që u ka folur prindërve të tij për një shkëmbim të mundshëm, që mund të kryehet nesër dhe që mund të përfshijë persona të tjerë të dënuar në Rusi.

Avokatja Stavistkaia ka deklaruar se shkencëtari i burgosur mund të transferohet fillimisht në Britaninë e Madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA