Paris, Noriega dënohet me 7 vjet burg

07/07/2010 17:00

Ish-njeriu i hekurt i Panamasë, Manuel Noriega është dënuar me shtatë vjet burg për pastrim parash nga një gjykatë e Parisit.

Dënimi ka të bëjë me një cështje për pastrim parash që vinin nga trafiku i drogës i lidhur me kartelet kolumbiane.

Ish-diktatori panamez u ekstradua në Francë në muajin prill dhe ishte gjykuar edhe njëherë në mungesë në vitin 1999, për të njëjtën akuzë.

Para se të vuajë dënimin në burgjet franceze, Noriega vjen pas një burgimi 10 vjecar në Shtetet e Bashkuara për akuza analoge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA