Kubë, drejt lirisë 52 të burgosur politikë
07/07/2010 21:45
Qeveria e Kubës do të lirojë 52 të burgosur politikë, pesë prej të cilëve në orët e ardhshme dhe 47 të tjerët brenda 3 ose 4 muajsh.
Lajmin e ka bërër të ditur Kisha Katolike në Kubë. 52 të burgosurit që do të lirohen janë pjesë e 75 opozitarëve të dënuar në pranverën e vitit 2003.
Njoftimi për lirimin e tyre përputhet me vizitën në Havana të ministrit të Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos.
Top Channel