Irak, bomba kundër shiitëve, 6 të vdekur
07/07/2010 02:30
Gjashtë të vdekur dhe dhjetra të plagosur është bilanci i një sulmi me bomba kundër shiitëve në Irak.
Sipas autoriteteve vendase sulmet ndodhën gjatë pelegrinazhit në Khadimiya, në veri të Bagdadit dhe sipas verifikimeve fillestare 6 është numri i viktimave dhe mbi 35 të plagosur.
Gjatë të njëjtit pelegrinazh në vitin 2005 mbi 1 mijë persona gjetën vdekjen të shtyput nga turma pas përhapjes së alarmit për një atentat me bombë.
Top Channel