Departamenti i Drejtësisë “rrëzon” ligjin e Arizonas

07/07/2010 00:30

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara pasi ka shqyrtuar kërkesën e presidentit amerikan Barak Obama, mbi ligjin për emigracionit në Arizona, e ka kontestuar atë duke e cilësuar si të padrejtë.

Ligji në fjalë detyron emigrantët të mbajnë dokumente gjatë gjithë kohës dhe lejon policinë të ndalojë dhe kontrollojë persona vetëm me dyshimin si emigrantë. Nën shënjestrën e këtij ligji janë edhe punëdhënësit e emigrantëve pa dokumenta qendrimi apo edhe ata që ndihmojnë emigracionin duke ofruar mjete transporti për ta.

Ligji që përkufizon si “krim” emigrimin ilegal, parashikohet të hyjë në fuqi në fund të muajit korrik, megjithatë tashmë kushtetutshmëria e tij do të shqyrtohet prej gjykatës së lartë amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA