
Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilluan një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku dy liderët pritet të kapërcejnë dallimet e lindura mes tyre për ndërtimin e vendbanimeve izraelite.
Obama e priti ftohtë kreun e ekzekutivit izraelit në muajin mars.
Por vendimi i shtetit hebre për të lehtësuar bllokadën në Rripin e Gazës është mirëpritur në Washington dhe në kryeqytetet europiane, çka duket se shërbeu për një shkrirje të akujve mes dy udhëheqësve.
Ky takim është i rëndësishëm për Obamën dhe Netaniahun.
Të dyja palët dëshirojnë që atmosfera këtë herë të jetë shumë më e mirë dhe që bota ta mësojë se pavarësisht divergjencave, marrëdheniet amerikano-izraelite janë shumë të forta.
Takimi i marsit përfundoi pa foto për median.
Por këtë herë kamerat e televizionit dhe media janë lejuar në Shtëpinë e Bardhë dhe të dy liderët do të bëjnë deklarata publike.
Top Channel