Tajlandë, zgjatet gjendja e jashtëzakonshme
06/07/2010 19:20
Tajlanda ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur në pothuajse një të tretën e vendit, në vijim të trazirave të dhunshme të kohëve të fundit.
Rreth 90 persona kanë mbetur të vrarë dhe 2 mijë të plagosur gjatë protestave të ish kryeministrit.
Qeveria është e frikësuar se lëvizja e këmishave të kuqe mund të shkaktojë sërish probleme.
Gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet në 5 provinca, por është zgjatur për tre muaj të tjerë në Bangkok dhe disa provinca të tjera.
Top Channel