Tajlandë, zgjatet gjendja e jashtëzakonshme

06/07/2010 09:45

Qeveria tajlandeze ka zgjatur gjëndjen e jashtëzakonshme në 19 provinca, përfshirë kryeqytetin Bangkok, për shkak të frikës së përsëritjes së akteve të dhunës.

Dekreti për gjëndjen e jashtëzakonshme u tërhoq në pesë provinca të tjera, pas përfundimit të një afati tremujor.

Masa drastike u vendos gjatë protestave masive kundër qeverisë, të zhvilluara pak kohë më parë, ku mbetën të vrarë 90 persona.

Kryeministri Abhisit Vejajiva deklaroi të hënën për BBC se gjëndja e jashtëzakonshme do të hiqet në mënyrë graduale.

Sipas ligjit në fjalë, nëse më shumë se pesë persona mblidhen në ambjente publike, policia ka të drejtë të ndërhyjë dhe të arrestojë të dyshuarit dhe t’i mbajë ata në burg për 30 ditë pa akuza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA