SHBA, paralajmërohet një tjetër uragan
06/07/2010 02:25
Qendra Amerikane e studimit të uraganëve në Majemi paralajmëron se një stuhi detare e cila ndodhet në Gjirin Persik, mund të transformohet në uragan dhe të godasë brigjet e Luizianës.
Sipas të dhënave të publikuara nga kjo qendër, stuhia ndodhet rreth 80 kilometra në jug-lindje të qytetit Morgan dhe mundësitë që të transformohet në uragan e dytë më të fuqishëm të sezonit 2010 para se të mbërrijë në brigjet amerikane.
Nëse se stuhia detare transformohet në uragan do të ishte i dyti për këtë sezon pas kalimit të “Alex” pak ditë më parë.
Top Channel