Pakistan, arrestohet mullahu Omar

06/07/2010 12:25

Kreu i guerrilasve talebanë, mullahu Omar është arrestuar sot në Pakistan. Lajmin e bën të ditur televizioni afgan “Tolo TV”.

Transmetuesi në fjalë ka publikuar një foto të Omar, me një fasho në sy, por pa dhënë detaje të tjera mbi arrestimin.

Lajmi për arrestimin e tij është transmetuar edhe nga blogu i një ish-funksionari të departamentit për Sigurinë Kombëtare në SHBA, sipas të cilit arrestimi është kryer në mars në Karaci. Por, një zëdhënës i radikalëve ka përgënjeshtruar lajmin.

Mullahu Omar, në krye të ushtrisë islamike në Afganistan nga viti 1996 deri në 2001, kërkohet nga Shtetet e Bashkuara pasi ka mbrojtur Osama bin Laden pas atentateve ndaj Kullave Binjake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA