Netanjahu kërkon bisedime direkte me palestinezët

06/07/2010 04:10

Rinisja e proçesit të bisedimeve direkte për paqe. Ky do të jetë misioni i vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Uashington.

“Jeruzalemin dhe Ramallahun e ndajnë vetëm 10 minuta. Unë kam qënë gati gjithmonë për t’u takuar me presidentin e Autoritetet Palestinez, Mahmud Abas që në ditën e parë të kësaj qeverie. Gjithësesi dëshira për paqe duhet të mbërrijë nga bisedimet direkte dhe shpresoj që këtë qëllim ta arrij gjatë vizitës time në Uashington”, shprehet Netanjahu në një njoftim për shtyp shpërndarë prej zyrës së tij.

Netanjahu do të pritet nga presidenti Obama me të cilin do të diskutojë pikërisht çështjen e mbajtjes së bisedimeve direkte me palestinezët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA