Francë, financierja: Sarkozy merrte ryshfet

06/07/2010 14:20

Një ish-financiere që punonte për Nicolas Sarkozy ka denoncuar se ky i fundit merrte ryshfet nga një familje e pasur në vitet ’80 dhe ’90.

Sipas Claire T., bëhet fjalë për përiudhën kur Sarkozy ishte kryetar bashkie i Neuilly, ku banon edhe trashëgimtarja L’Oreal.

“Vinte shpesh për drekë ose për darkë tek familja Bettencourt, ku merrte dhe zarfin me para. Zakonisht i jepej pas vaktit. Të gjithë në familje e dinin”, ka deklaruar financierja për një web site francez.

Sipas saj, edhe fushata elektorale e Sarkozy në vitin 2007 është financuar nga një shifër “e zezë” prej 150 mijë eurosh.

Nga ana e tij presidenti ka reaguar duke i cilësuar deklaratat si shpifje në dëm të tij dhe ministrit të Punës, Eric Woerth.

“Është një shpifje që nuk ka lidhje me realitetin dhe që synon vetëm të na përbaltë”, është shprehur kreu i pallatit Elize.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA