Francë, debat për ligjin kundër shamisë

06/07/2010 08:00

Parlamenti francez do të nisë një debat për të ndaluar veshjen e shamisë islamike nga gratë në ambjente publike.

Legjislacioni aktualisht ndodhet përballë dhomës së ulët dhe do të shpallë ilegale veshjen e burkës kudo në publik.

Parashikohen gjoba për rreth 180 dollarë për kë do të shkelë ligjin, si dhe masa të forta ndëshkuese për ata që bëjnë presion ndaj bashkëshorteve apo motrave.

Vota mbi legjislacionin e propozuar do të mbahet një javë më vonë pasi i tërë Senati të votojë në shtator.

Ndalimi i shamisë, që ka mbështetjen e presidentit Nicolas Sarkozy, po fiton mbështetjen edhe nga vendet e tjera të Evropës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA