Filipine, ekzekutohet lideri i një partie

06/07/2010 00:25

Një politikan dhe udhëheqës partie në Filipine u ekzekutua në derën e shtëpisë së tij teksa po nxirrte fëmijët për në shkollë.

Fernando Baldomero 61 vjeç, gjithashtu këshilltar dhe koordinator provincial për Partinë Bayan Munau qëllua disa herë me armë zjarri dhe si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas Partisë Bayan Muna e cila bën pjesë në koalicionin e partive të majta, Makabayan, Baldomero është zyrtari i 145 i saj i cili ekzekutohet në vend brenda një kohe të shkurtër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA