Dalai Lama feston 75 vjetorin

06/07/2010 14:55

Dalai Lama ka festuar sot 75 vjetorin e tij me një ceremoni në Dharamsala, që është edhe selia e qeverisë së tij të dëbuar.

Përballë 5 mijë tibetianëve të mbledhur në shtetin indian Himakal Pradesh, pavarësisht shiut, Lama ka shprehur keqardhjen e tij që Kina nuk u lejon tibetianëve të festojnë përvjetorin në Tibet.

Duke parë një telajo që tregonte jetën e tij që nga dita e lindjes, lideri shpirtëror u shpreh: “Shoh këto pamje dhe e kuptoj që jetë ime nuk është hedhur poshtë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA