Britani, hetim për torturat
06/07/2010 21:25
Kryeministri britanik, David Cameron ka filluar sot në parlament një hetim mbi shërbimet sekrete të Mbretërisë së Bashkuar.
Në qendër të investigimeve do të jetë përdorimi i torturave të praktikuara nga shërbimet e sigurisë së vendeve të tjera gjatë luftës ndaj terrorizmit.
Hetimi, ka deklaruar Cameron, do të drejtohet nga një gjykatës dhe do të fillojë sapo të zhbllokohen disa proçese civile dhe penale në lidhje me këtë çështje, ndoshta brenda fundit të vitit.
Top Channel