BE, “Iran Air” në listën e zezë

06/07/2010 16:00

Brukseli ka vendosur të zgjerojë ndalimin e fluturimeve në hapësirën ajrore të vendeve të BE të dy të tretave të flotës së “Iran Air”.

Vendimi i ekzekutivit europian është motivuar vetëm nga arsye teknike të lidhura me sigurinë, ka shpjeguar Kearns, zëdhënësi i komisarit të BE-së për Transportet, Sim Kallas.

Ai ka theksuar se nuk lidhje mes këtij vendimi dhe sanksioneve ndaj Teheranit për programin bërthamor.

“Ne merremi vetëm me çështje të sigurisë”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA