Avionët, Irani tërheq akuzat

06/07/2010 11:00

Teherani zyrtar ka mohuar deklaratat se avionët e vendit të tij në aeroportet ndërkombëtare nuk janë furnizuar me karburant.

Akuza në fjalë u bë ditën e hënë ndaj aviacionit britanik, gjerman dhe atij të Emirateve të Bashkuara Arabe, me argumentin se po zbatonin sansksionet e miratuara nga Kongresi amerikan.

Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane deklaroi sot se një masë e tillë nuk është aplikuar asnjëherë.

Javën e kaluar Shtetet e Bashkuara aprovuan sanksionet e reja ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA