Sanksionet e SHBA, proteston Irani

05/07/2010 17:35

Irani ka deklaruar se Britania, Gjermania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë të furnizojnë me karburant avionët me pasagjerë iranianë.

Lëvizja, e cila nuk është konfirmuar ende, vjen për shkak të vendimit të njëanshëm për aplikimin e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, bën të ditur agjencia e lajmeve “ISNA”.

Irani po përballet me sanksione më të ashpra të hartuara për të ndaluar zhvillimin e programit të tij bërthamor.

Teherani thotë se industria e tij bërthamore ka qëllime paqësore, por fuqitë perëndimore druhen se ai po përpiqet të pajiset me bombë atomike.

“Që prej javës së kaluar, avionët tanë nuk janë furnizuar me karburant në Britani, Gjermani dhe EBA, për shkak të sanksioneve të vendosura nga Amerika”, ka deklaruar Mehdi Aliyari, sekretar i Unionit iranian të fluturimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA