Rusi, 6 viktima nga shpërthimi në poligon

05/07/2010 08:35

Gjashtë persona kanë humbur jetën në një shpërthim aksidental të ndodhur në një poligon ushtarak në Rusi.

Ngjarja ndodhi në rajonin Siberian të Altait. Gjatë demontimit të minave në këtë poligon, ka ndodhur një shpërthim i papritur, duke u marrë jetën 6 prej të pranishmëve.

Mes tyre gjenden 2 civilë dhe 2 krerë të xhenios. Poligoni ndodhet rreth 9 km nga qyteza e Bijskut.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA