Poloni, Bronislaw Komorowski zgjidhet president

05/07/2010 08:30

Kandidati i koalicionit qeveritar për president të Polonisë, Bronislaw Komorowski, ka fituar në balotazhin me rivalin dhe vëllain binjak të ish presidentit të vdekur Lech Kaczynski, Jaroslaw Kaczynski.

Pasi janë numëruar 95 % të votave, Komorowski ka marrë 52.6 %, duke lënë pas kundërshtarin me 47.4 %.

Numërimi i votave ka vazhduar gjithë natën duke zbardhur emrin e presidentit të ri pas aksidentit ajror të Smolenskut ku presidenti Lech Kaczynski dhe elita politike e ushtarake e vendit u shua tragjikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA