Mbretëresha e Anglisë, homazh në Ground Zero
05/07/2010 17:10
Mbreteresha e Anglisë, Elisabeth do të vizitojë për herë të parë nesër zonën Ground Zero në Nju Jork dhe më pas do të mbajë fjalimin e parë në OKB që prej 1957-ës.
E shoqëruar nga bashkëshorti, dukë i Edimburgut, mbretëresha do të vendosë një kurorë me lule në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake, në kujtim të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit.
Ajo do të inaugurojë edhe Lulishten Britanike të Përkujtimit, në Sheshin Hanover, në nderim të 67 britanikëve që humbën jetën në atentatin ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë.
Top Channel