
Izraeli ka dhënë disa detaje mbi mallrat që do të lejojë të hyjnë në Rripin e Gazës me lehtësimin e bllokadës.
Mallrat e konsumit po lejohen, por një listë e zezë me mallra që përfshijnë armë apo materiale për përdorim ushtarak do të ndalohen.
Lëvizja islamike e Hamasit, që kontrollon Gazën, hodhi poshtë koncesionet e Izraelit duke deklaruar se bllokada duhet të hiqet plotësisht.
Autoritetet izraelite deklarojnë se bllokada ndaj territorit palestinez shërben për të parandaluar furnizimin me armë të Hamas.
Izraeli ndodhet nën presion ndërkombëtar për të lehtësuar bllokadën 4 vjecare në Gaza, pasi nëntë aktivistë turq mbetën të vrarë më 31 maj gjatë një sulmi të komandove izraelitë ndaj një anijeje me ndihma për palestinezët.
Top Channel